Francë-Gjermani, dallime të thella për mbrojtjen dhe sigurinë
Pushtimi rus i Ukrainës ka përkeqësuar tensionet mes Gjermanisë dhe Francës, duke vënë në dukje dallimet e tyre mbi vizionin strategjik për Evropën.
Ndërsa traktati i pallatit Elize parashikon celebrimin e miqësisë mes dy vendeve, raportet Berlin-Paris janë paksa të ftohta. Kryeredaktore e “Strategic Europe”, Judy Dempsey deklaron se arsyeja pse marrëdhëniet janë ngurtësuar pjesërish shpjegohet nga dallimet që palët kanë mbi mbrojtjen.
“Është thelbësore të kuptojmë se si Franca sheh rolin e saj në Evropë dhe rolin e Evropës lidhur me mbrojtjen e interesave të saj dhe sigurisë. Kjo është diçka që Gjermania nuk mund ta kuptojë, sepse është e dobët sa i takon sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu, ajo e kupton se garanti i sigurisë për Gjermaninë dhe Evropën mbeten Shtetet e Bashkuara,” – u shpreh Judy Dempsey, kryeredaktore e “Strategic Europe”.
Ndërsa vizioni i Parisit për mbrojtjen është evropian, ai nuk është i tillë për Gjermaninë. Marrëveshja “Mburoja e Qiellit Evropian” që Berlini nënshkroi në tetor me vende të ndryshme të BE-së përfshin sisteme mbrojtëse nga SHBA dhe Izraeli, duke e lënë Parisin të zemëruar.
Dempsey argumenton se në radhët e BE-së, Franca luan rolin e mbrojtëses, ndërsa Gjermania atë ekonomik. Ajo thotë se lufta në Ukrainë ka unifikuar NATO-n dhe po nxit Gjermaninë të shkëpus lidhjet e post-Luftës së Ftohtë me Rusinë.
“E gjithë çështja e stabilitetit duhet të jetë në fokus të marrëdhënieve Paris-Berlin. Nëse ata e kuptojnë se sa i brishtë është ky stabilitet, atëherë mund të tërheqin vende të tjera dhe t’i japin një shtytje marrëdhënieve ndëratlantike, me Evropën që luan një rol shumë më të fortë,” – tha Dempsey.
Pavarësisht së kaluarës dhe dallimeve aktuale, Gjermania dhe Franca mbeten lojtarët kyç në Evropë, me lidhje të forta diplomatike, që nga nënshkrimi i Traktatit të Elizesë 60 vjet më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim