Francezët duhet të jenë të pajisur me pasaportën e COVID për hyrë në muze ose kinema

22 Korrik 2021 | 14:19
Duke nisur nga 21 korriku, francezët për të hyrë në muze ose kinema duhet të kenë një dokument që dëshmon se janë vaksinuar kundër koronavirusit, ose një test negativ.

Vizitorët në muzuen e Luvrit nuk e kanë mirëpritur një plan të tillë.

“Në fillim u nxeha sepse mendoj se është e tepruar, aq më tepër sepse duhej të ishe plotësisht i vaksinuar dhe kjo nuk ishte shpjeguar. Por, pastaj pasi e mendova, u qetësova  sepse kishte arsye mjekësore. Tani unë do të kërkoj një farmaci, të bëj testin, dhe pastaj të kthehem. Ata më thanë se bileta ime vlen gjatë të gjithë ditës”, u shpreh turistja Nelly Breton.

Duke nisur nga muaji gusht një certifikatë e tillë do të kërkohet edhe kur qytetarët në Francë do të duan të futen në bare, restorante apo kur udhëtojnë për shumë gjatë me trena.

Kjo është një masë e marrë nga autoritete për të mbajtur nën kontroll infektimet e reja, por edhe për të nxitur qytetarët të vaksinohen.

Me variantin Delta që tanimë mbizotëron në Francë, masat më të ashpra janë thelbësore dhe bllokimet e reja nuk mund të përjashtohen, ka theksuar kryeministri Jean Castex .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026