Franco Foda publikon listën e Dardanëve për miqësoret kundër Armenisë dhe Hungarisë
Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.
Lajmin e bwri tw ditur Federata e Futbollit tw Kosovws pwrmes njw njoftimi, ku thuhet se këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.
Kujtojmw se këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.
Njoftimi i FFK:
15 mars, 2024 – Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.
Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.
Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.
Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Paraprakisht, të hënën, në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda. Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë.
Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.
Lista rezervë:
Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.

LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë