Fredi Beleri në ceremoninë mortore të gjyshës, e shoqërojnë dhjetëra policë

31 Dhjetor 2023 | 17:21

Fredi Beleri fituesi i zgjedhjeve në Himarë ka marrë leje këtë të dielë të jetë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndierë.

I shoqëruar me efektivë të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë deri tek varri i gjyshes së tij. Me syze dielli për të mbuluar sytë dhe me makinë policie deri tek varrezat e Himarës, kështu ka mbërritur Fredi Beleri, ndërsa shumë qytetarë nisën të brohorisnin në përkrahje të tij.

E gjithë ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie e me forca policie të pranishme. Me qindra qytetarë të Himarës dhe simpatizantë ishin prezentë duke bërë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Atij deri më tani nuk i është dhënë leja që të kryej betimin si kryebashkiak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026