Frika e nja konflikti me Rusinë, Suedia plan për të “blinduar” ishullin strategjik
Suedia është gati të forcojë mbrojtjen e saj në ishullin vendimtar në Detin Baltik. Anëtari më i ri i NATO-s, së bashku me aleatët e tij, diskuton se si t’i kundërvihet më së miri Rusisë, e cila po militarizohet me shpejtësi, sipas kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson.
Kristersson tha se forcimi i ishullit Gotland, të cilin ekspertët e mbrojtjes dhe zyrtarët ushtarakë e konsiderojnë vendndodhjen më të rëndësishme strategjike në Detin Baltik, do të jetë ndër çështjet kryesore për të diskutuar me partnerët e NATO-s.
I referuar shpesh si aeroplanmbajtësja gjigante, ishulli që ndodhet midis Suedisë dhe Letonisë është përmendur vazhdimisht në televizionin rus si një objektiv i mundshëm në rast se Moska tenton të pushtojë vendet baltike.
“Kjo është një gjë e qartë që duhet diskutuar me aleatët tanë të rinj të NATO-s. Gotland ka qenë gjithmonë i rëndësishëm…”kjo do të jetë një nga shumë gjëra për të diskutuar”, iu përgjigj Kristersson nëse Stokholmi e njeh nevojën për të forcuar ishullin.
Kryeministri pranoi se Suedia ka vetëm një prani “të vogël” ushtarake në Gotland, të cilën udhëheqës të tjerë të NATO-s nga rajonet e Veriut dhe Baltikut e përmendin rregullisht si një cenueshmëri kritike për aleancën.
“Ka mjaft gjëra për sa i përket mënyrës se si të vendosim burimet tona, ku të fokusohemi më shumë. Dhe padyshim që gjithçka që ka të bëjë me Detin Baltik është një kandidat kaq i qartë. Kjo vlen për sa i përket pranisë në Gotland, por edhe për sa i përket vëzhgimit, për sa i përket aftësive të nëndetëseve”, tha ai.
Gotland është një ishull në Suedi që ndodhet në Detin Baltik. Është ishulli më i madh i vendit. Më 14 dhe 15 janar 2022, ushtria suedeze vendosi urgjentisht trupa në ishull për t’u marrë me përqendrimin e anijeve zbarkuese ruse pranë bregut të tij.
Suedia u bashkua zyrtarisht me Aleancën e Atlantikut të Veriut më 7 mars. Ajo u bë anëtari i 32-të i NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret