Frika nga inteligjenca artificiale, Biden takim me krerët e teknologjisë
Inteligjenca artificiale sapo ka mbërritur dhe po shqetëson e kërcënon profesionet. Në Shtetet e Bashkuara, skenaristët, në vështirësi që nga opsioni “streaming”, druhen se do të zëvendësohen nga robotët. Sepse me pak klikime, “Chat GPT” është në gjendje të krijojë tekste. Për këtë arsye, skenaristët e Hollivudit janë në grevë.
“Duhet ta bëjmë të qartë se në krye duhet të jetë njeriu. Ne nuk po përpiqemi të bëhemi punonjës të mëdhenj, por thjesht të rishikojmë atë që bën inteligjenca artificiale. Duhet t’i tregojmë ne historitë”- tha Jonterri Gadson, shkrimtare.
“Nuk duam që korporatat të na zëvendësojnë me inteligjencën artificiale sepse kështu u leverdis atyre. Kjo mund të jetë një lëvizje inteligjente në aspektin e biznesit, por jo në atë human”- shtoi Zac Hug, skenarist televiziv
Por autorët nuk janë të vetmit që ndihen të kërcënuar. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, 14 milionë vende punë mund të zhduken në botë brenda 2027-s për shkak të inteligjencës artificiale.
Një nga shpikësit e saj beson se progresi mund të arrihet falë saj, në aspektin e produktivitetit, ose në mjekësi; por ai paralajmëron gjithashtu se kjo teknologji mund të tejkalojë kapacitetet njerëzore.
“Nëse shihni modelet e shumta gjuhësore, ato kanë rreth një trilion lidhje dhe gjëra që GPT-4 i njeh më mirë se ne. Ato kanë njohuri për çdo gjë dhe dinë 1 mijë herë më shumë gjëra se njeriu. Edhe pse vetë inteligjenca artificiale nuk mund t’i lëvizë levat, ajo mund të na detyrojë neve t’i lëvizim ato. Kjo mund të çojë në manipulimin e njerëzve dhe në pushtimin e një godine në Uashington pa qenë vetë atje”- nënvizoi Geoffrey Hinton, shkencëtar.
Presidenti Joe Biden priti të enjten krerët e kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale, për të kuptuar rreziqet dhe i inkurajoi ata të zhvillojnë këto teknologji në mënyrë morale dhe etike.
LEXONI GJITHASHTU:
Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet