Frika nga virusi HPMV, Ulqinaku: S’ka vend për panik, ka qarkulluar në Shqipëri
Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar prej dekadash, ka qarkulluar edhe në Shqipëri dhe me gjasë e kemi prezent dhe në këtë sezon.
“Ka shumë vite që qarkullon, nuk përjashtohet mundësia, madje është e pamunudur të mos ketë ardhur në vendin tonë, sepse në studime e shumta tregon që ky virus është ne 8-15% të të gjithë virozave të stinës. E veçanta është se mund të ketë një ndryshim të vogël të strukturës i cili po studiohet”, thotë Dritan Ulqinaku, epidemiolog, ISHP.
Infektimi me metapneumovirusin, apo HPMV, shfaqet me shenjat e një rrufe të zakonshme.
“Në 95% të rasteve ka rrjedhje hundësh, temperaturë subfebrile, dhimbje koke, dhe në 5 % transmetohet në rrugët e poshtme që mund të kemi prekje të bronkeve dhe pneumoni”, shprehet Ulqinaku.
Epidemiologu, thotë se nuk ka aspak vend për panik, por si çdo virus tjetër stinor, duhet pasur kujdes tek disa kategori me risk.
“Ky virus prek kryesisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes, është shumë i shprehur në moshën nën 5 vjeç, por kryesisht është pak më i rrezikshëm te mosha deri në 1 vjeç. Kujdes duhet të kenë moshat mbi 65 vjeç dhe ato që kanë probleme me imunitetin”, thotë epidemiologu.
Sa i takon rasteve me viroza të stinës dhe grip që kanë kërkuar ndihmë pranë mjeku tashmë janë mbi 12 mijë persona në javë, pacientët janë në shumicën e rasteve fëmijë deri në 5 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro