“Front i gjerë opozitar përballë qeverisë”-Noka: Kur nisin punë 4 koordinatorët e PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka (pjesë e grupit të Rithemelimit), është shprehur se shumë shpejt do të krijohet një front i gjerë opozitar, për t’u përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Komentet Noka i bëri në një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të selisë blu, ku tha se katër kordinatorët që janë përcaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë pas propozimit të Sali Berishës, do të nisin punë që nesër, pasi Kryesia miratoi propozimin e kryetarit.
Ai tha gjithashtu se grupi i “Rithemelimit” është në bisedime me të gjithë aleatët për krijimin e një konfederate të gjerë opozitare.
“Kjo është një kërkesë e kahershme e çdo demokrati në bazë dhe Kryesia i ka hapur rrugë. Çështje ditësh do të merrni vesh lajmin. Katër koordinatorët janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë.
Kryesia miratoi propozimin e kryetarit dhe ata që nesër do të vijojnë punën. Partia do të ristrukturohet dhe do të përballet me qeverinë. Kolegët e Partisë së Lirisë janë pjesë e jona në këtë përballje kudo dhe jo vetëm në Parlament.
Ne jemi në bisedime me të gjithë aleatët, që të krijojmë një fedetarë, front, opozitar. Shumë shpejt PD e bashkuar totalisht përballë regjimit. Të gjithë me një qëllim, gjynjëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e votës së lirë të vjedhur nga Rama dhe klika e tij”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit