Fruthi| Në Berat nuk ka raste të regjistruara. Mjekët: Po monitorojmë kopshtet
Ndonëse në pediatrinë e QSUT ka edhe pacientë të vegjël të hospitalizuar nga fruthi, mesa duket në berat ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Bluzat e bardha të spitalit rajonal të Beratit apelojnë për vaksinim të të vegjëlve.
“Është një informacion qe po qarkullon, realisht deri më tani të gjithë fëmijët që janë paraqitur dhe me sa kemi kontakte me personat e fushës së mjekësisë nuk kemi ndonjë rast me fruth, sigurisht që fruthi është një sëmundje realisht e rëndë që duhet vlerësuar, por ka një mekanizëm që fruthin e parandalon dhe ajo që unë bëj thirrje nga ky takim me ju është që të gjithë familjarët të mos e nënvlerësojnë e fruthit. Vaksinimi është kyçi i suksesit në fushën e mjekësisë”,-tha Vladimir Kumaraku, Shef i repartit te pediatrisë.
Kopshtet dhe çerdhet janë dhe epiqendra nga dhe ku mund të shpërndahen këto sëmundje, ndaj drejtuesit vendor të arsimit kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha hallkave për të sensibilizuar prindërit.
“Sot për shembull frekuentimi në kopshte dhe çerdhe ka qenë në masën 60% falë faktit që jemi në periudhë virozash jo me fruthin. Sot ne nuk kemi pasur asnjë rast të një fëmije të diagnostikuar me fruth q mungon për shkak të fruthit, janë virozat e stinës që te fëmijët e kopshteve dhe çerdheve ndihen dhe jemi në këtë situatë frekuentimi”,-tha Klodiana Vokopola, Drejtoresh e arsimit në bashkinë e Beratit.
Përgjatë janarit në kopshtet dhe në çerdhet e qytetit të Beratit numri i fëmijëve ka rënë në kuotën prej 60 % të frekuentimit kjo për shkak të virozave që kanë qarkulluar përgjatë këtij muaji.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps