FSK dërgon ekip në Gaza, kryhet rikonicioni për misionin paqeruajtës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Prill 2026 | 12:26

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të dislokohen trupat e saj në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar ekipin me qëllim vlerësimin paraprak në terren dhe koordinimin e aktiviteteve për dislokimin e kontingjentit kosovar, i cili do të veprojë në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet përgjegjëse për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Në këto takime është diskutuar procesi i integrimit të kontingjentit të FSK-së, mënyra e zhvillimit të operacioneve të përbashkëta dhe koordinimi i mbështetjes logjistike gjatë misionit.

FSK ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike dhe duke vepruar në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe paqes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026