Ftesa e Ramës për Bashën, Baton Haxhiu: Ftesë e sinqertë për disa arsye
Ftesa e kryeministrit, Edi Rama, drejtuar kreut të Partisë Demokratike për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit ishte njëra prej temave, ku Andi Bushati dhe Baton Haxhiu analizuan në studion e emisionit “Shock” në Euronews Albania.
Analisti Haxhiu thotë se kjo ftesë e shefit të qeverisë është e sinqertë dhe bëhet për disa arsye, ku mes tyre janë pronat dhe reforma në drejtësi.
“Arsyeja e parë ka të bëjë me partneritetin për Shqipërinë. Pronat, domethënë, që opozita dhe pozita të ndërtojnë një dokument që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ka ardhur momenti që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë, sepse duke qenë kundër njëra tjetrës nuk mund ta rregullojnë këtë gjë. Pastaj është reforma në drejtësi. Arsyeja e Edi Ramës është krejt e sinqertë”, theksoi ai.
Ndryshe nga z. Haxhiu, Bushati është i mendimit se ky veprim i kryeministrit është i pasinqertë.
“Pse është e pasinqertë ftesa e Ramës? Edi Rama me fjalët e tij do të bëjë atë që askush se ka bërë në 30 vjet, paqen dhe bashkimin e madh mes shqiptarëve. Kjo është teza që kemi dëgjuar. Pse kjo nuk qëndron? Vetëm sot kam mbi tre raste, që njerëzit që janë pushuar nga puna për botime jo-korrekte në Facebook.”, tha ai.
Sipas Bushatit, shqiptarët nuk mund të bashkohen për aq kohë sa drejtësia është në dorë të pushtetit dhe këtu solli rastin e “patronazhistëve”.
“A pajtohen shqiptarët kështu? Ti drejtësinë e ke të kapur, njerëzit i kërcënon me heqje nga puna, e gjitha është një blof. Sot Edi Rama ka fytyrën e Avdylajt, dhe jo të piktorit dhe artistit që do të zbukurojë Shqipërinë”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit