Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Haxhiu: S’pashë zgjatje dore, Bushati: S’ka gjë reale

27 Prill 2021 | 20:32

Ftesa e Ramës për bashkëpunim me Bashën, për analistin Baton Haxhiu nuk ishte zgjatje dorë për bashkëqeverisje, por sipas tij do të ishte gabim refuzimi i bashkëqeverisjes nëse Basha pranon ose nëse PD do të ishte e gatshme.

Z.Haxhiu deklaroi në studion e “Shock’’në Euronews, se Rama i’a shtriu dorën e bashkëpunimit Ramës, por nuk la shenja të sakta për bashkëqeverisje.

‘’Rama e lë bashkëpunimin në disa pika të cilat janë delikate për Shqipërinë. Në disa intervista e ka përmendur çështjen e pronës, reformës në drejtësi, hapjen e deres për negociata ose takimin e parë të negociatave, zgjedhjet lokalet të cilat janë peng për demokracinë shqiptare.  Nëse do ketë bashkëqeverisje, këto pika janë të domosdoshme”, u shpreh Baton Haxhiu.

Ndërsa për Andi Bushatin, kjo ftesë e Ramës ishte më shumë një shantazh, një cinizëm ose tallje, se sa një ftesë e vërtetë.

Ai kishte këtë qëndrim në bazë të fjalorit që përdori Rama, i cili u shpreh “Basha kaq mund të bënte, bëri maksimumin e tij, makinerinë tonë se mund dot”.  Bushati theksoi se po përpunohet teza për një koalicion Rama-Basha, por është një propagandë që ia hedhin Bashës si karrem, mirëpo për të s’ka gjë reale.

“Në fakt po përpunohet se do ketë një koalicion Rama-Basha me qëllimin e mbrashtë dhe meskin, për ti lënë demokratëve mundësinë që ju nuk do ngeleni mbrapa në qeverisje. Rama i frikësohet radikalizimit të njerëzve të vjedhur dhe që të ulë këtë valë, iu thotë ‘në shtator ju mund të hyni në qeverinë time’’, deklaroi analisti Andi Bushati.

Sipas tij ka edhe një tezë tjetër në lidhje me bashkëpunimin “Rama-Basha”, për të cilën Bushati shprehet se mund ta dëgjojmë shumë deri në shtator.

“Vektori i dytë është onturazhi mediatik dhe oligarkik i Edi Ramës, ky onturazh është i interesuar të vazhdojë të grabisë Shqipërinë, të vazhdojë traditën e mandit të parë 4 vjeçar, për autostrada, aeroporte. Pra, që ti marrë 600 mijë vota opozitare që su vodhën, ti fusë dhe ti ktheje në fasadë të koalicionit oligarkiko-rilindas.”,  tha Bushati në analizën e tij.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022