Ftesa ishte dhe për opozitën, kryebashkiaku i Pukës: Garda nuk më lejoi në takimin me Ramën

3 Prill 2026 | 11:04

Rrok Dodaj, kryetari i Bashkisë së Pukës, ka njoftuar përmes një komunikimi telefonik për Euronews Albania se nuk i është lejuar të marrë pjesë në një takim zyrtar. Ai konfirmoi se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.

Disa kryetarë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në të njëjtin takim, ndërsa Partia Socialiste thekson se janë ftuar vetëm kryetarët socialistë të bashkive.

Sipas informacioneve të fundit, kryetarët Miftar Dauti Hasit dhe Albert Mylyshi i Mirditës kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, i cili pritet të nisë në orën 11:00.

Në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

Takimi vjen në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”, një iniciativë që, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu, do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij turi janë:

  1. Bashkimi Europian
  2. Ekonomia, pagat dhe punësimi
  3. Turizmi, kultura dhe diaspora
  4. Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore

Ky takim i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë

Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ku, sipas burimeve, nuk është arritur dakordësi për rendin e...
17:03 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026