Ftesa për Bordin e Paqes, Rama: U miratua me një “po” të fortë, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet

25 Janar 2026 | 10:04

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë zhvillimit të podkastit të tij “Flasim”, si çdo të dielë, foli edhe për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u ratifikua pavarësisht trazirave dhe zhurmave që u krijuan ditën e enjte në Kuvend.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi u miratua me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e atyre që kanë qenë kritikë, duke theksuar se Shqipëria e ka zgjedhur paqen si busullën e vet.

“Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, me një ftesë përtej protokollit zyrtar, me një domethënie shumë të fortë politike dhe historike, sipas meje, për Shqipërinë. Presidenti i SHBA më dërgoi këtë ftesë për t’iu bashkuar atyre në Bordin e Paqes, një organizëm i themeluar po prej tij, dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi. Është një ftesë e mirëseardhur dhe nuk e dyshoja që s’do të kishte zhurmë, por nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave. Por, gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua dhe në formën e një marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë. Shqipëria, si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e pranoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që në komentet që votuan nuk lanë gjë pa thënë”, theksoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026