Fundi i pandemisë është në horizont, thotë shefi i OBSH-së
Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, tha të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u kërkuar vendeve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë njerëz.
“Fundi i pandemisë duket në horizont,” u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale për shtyp.
Komenti ishte më optimisti nga agjencia e OKB-së që kur e shpalli koronavirusin një emergjencë ndërkombëtare në janar 2020 dhe filloi ta përshkruajë atë si një pandemi në mars 2020.
Virusi, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka vrarë afro 6.5 milionë njerëz dhe ka infektuar 606 milionë, duke tronditur ekonomitë globale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.
Përhapja e vaksinave dhe terapive ka ndihmuar në frenimin e ashpërsisë së sëmundjes. Vdekjet nga COVID-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020, raportoi OBSH.
Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve që të vaksinojnë 100 për qind të grupeve të tyre me rrezik të lartë dhe të vazhdojnë testimin për virusin.
OBSH paralajmëroi për mundësinë e valëve të ardhshme të virusit dhe tha se vendet duhet të mbajnë furnizime adekuate të pajisjeve mjekësore dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë