Fundi i pandemisë? Shërbimet spitalore përgatiten t’i rikthehen normalitetit

23 Qershor 2021 | 19:56

Riorganizimi për shkak të pandemisë së COVID-19, solli transferime të disa shërbimeve shëndetësore, nga njëri spital në tjetrin, përfshi këtu edhe urgjencat.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rikthimin e menaxhimit të urgjencave si përpara pandemisë.

Të hënë dhe të martë, ato do të menaxhohen nga Spitali i Traumës, të mërkurën nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa nga e enjtja në të diel nga urgjenca e QSUT.

Sa i takon urgjencave kirurgjikale, drejtori i Urgjencës Polivalente të Sëmundjeve të Brendshme, në QSUT sqaron:

“Pra, për t’i qëndruar korrekt protokollit të Komitetit për situatën e pandemisë u ndaluan operacionet, urgjencat kirurgjikale dhe të gjitha u transferuan në trauma, mesa di të planifikuarat kanë vazhduar, por kohët e fundit është vendosur që dy ditë në javë, të shtunë dhe të diel do t’i bëjë urgjenca e QSUT-së të gjitha urgjencat kirurgjikale, pesë ditë të javës janë tek trauma, të shtunë, të diel janë në urgjencën kirurgjikale të QSUT-së”, – tha doktor Eqerem Hasani.

Numri i vizitave në urgjencën e QSUT, i cili gjatë muajve të pandemisë ra në 45-50 vizita në ditë, tashmë ka shkuar në shifrat e para pandemisë 230-240 vizita në ditë.

Fluksi i madh shpesh i dedikohet mungesës së shërbimit të duhur në lagje, apo prurjeve nga spitalet e rretheve.

Profesor Hasani sqaron se kur qytetarët duhet t’i drejtohen urgjencës së QSUT, për të mos cenuar cilësinë e shërbimit që kjo strukturë duhet të ofrojë.

“Nëse flasim për urgjencë ekstreme ata duhet të drejtohen pranë nesh, një dhimbje gjoksi që dyshohet për një aksident koronar, për një infarkt, për një dhimbje barku të fortë, mund të jetë një infarkt në mushkri por ai s’e di, po dhimbje të forta të gjoksit, por nuk mund të vijë për të matur tensionin në urgjencën më të madhe të republikës, sepse lë shumë për të dëshiruar shërbimi primar. Qytetarët në nevojë shkojnë paraqiten nëpër ambulancat e lagjeve, nuk është mjeku i tij para dreke, të gjithë vijnë këtu, por kjo është ngarkesë e madhe. Rrethet janë të pakontrolluara plotësisht”, shtoi ai.

Pas numrit të ulët të pacientëve, Spitali Infektiv ose “COVID 1”, do të mbyllet dhe pacientët do të transferohen tek “COVID 3”, po brenda QSUT-së. Ish-spitali infektiv me 40 shtretër do kalojë në ish-repartin e urologjisë.

Deri tani menaxhimi sa i takon trajtimit të shumë patologjive të tjera infektive, nga Urgjenca Polivalente në QSUT ka qenë i vështirë, për shkak të mungesës shpesh herë të kapaciteteve akomoduese.    

Ulja e infektimeve me coronavirus në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë një muaj më parë dhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet rajonale.

Më herët edhe spitali COVID 2, i njohur si Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” iu rikthye normalitetit, duke rinisur trajtimin e pacientëve me probleme të mushkërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026