Fundjava me diell dhe mot të qëndrueshëm, ja si mbyllet muaji prill
Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, i cili tha se kjo fundjavë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe temperaturave të larta.
Meteorologut theksoi se temperaturat do të arrijnë në maksimum deri në 24 gradë Celsius dhe se sipas tij muaji prill do të mbyllet kryesisht me mot të qëndrueshëm.
“Kjo fundjavë ka sjellë përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që i gjithë territori shqiptar të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë intervale të gjata me diell. Intervale të gjata me diell do të jenë edhe në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta.
Ndërsa gjatë pasditeve do të kemi kalimin e vranësirave, por që nuk do të sjellin mundësi për reshje shiu. Vranësirat më të fokusuara do të jenë në gjysmën lindore të territorit.
Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që ditën e nesërme maksimumet të shkojnë pranë vlerës 24 gradë Celsius. Tirana, Berati, Shkodra dhe Gjirokastra do të luhaten nga 22 deri në 24 gradë Celsius.
Do të kemi një fundjavë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Për sa i përket parametrit të erës, do të jetë i favorshëm gjatë kësaj fundjave, pasi pritet të jetë me shpejtësi mesatare deri në 40 km/h. Ditët e fundit të muajit prill do të kemi prezente herë pas here të vranësirave të shpeshta, duke bërë që të kemi edhe momente me reshje shiu.
Muaji prill ka qenë një muaj që ka pasur lagështi më normale krahasuar me vitet e kaluara, ku kemi pasur më prezente vranësira dhe reshje shiu”, u shpreh meteorologu.
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe