Fundjava sjell reshjet e dëborës, parashikimi i motit për javën që vjen
Meteorologu Hakil Osmani, nga MeteoAlb, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku bëri një përditësim mbi kushtet e motit për javën e ardhshme.
Ai theksoi se kjo fundjavë ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dëborës në zonat juglindore dhe verilindore.
“Mëngjeset e para të ditës së sotme ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në zonat juglindore të territorit shqiptar. Java që vjen sjell rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që reshjet e dëborës në zonat përkatëse, të shkrihen. Fundjava e ardhshme do sjellë një mot më të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë”, tha Osmani.
Osmani parashikoi se deri ditën e mërkurë të javës që vjen do të ketë rritje të temperaturave, ku temperaturat do të shkojë rreth vlerës 21-22 gradë celsius
Ai shtoi se deri ditën e martë do ketë mot të qëndrueshëm, ndërkohë që në mesjavë do të rikthehen reshjet e shiut, kryesisht në zonat veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik