Furgoni me armë te “Myslym Shyri” dyshohet i grupit të Aurel Hoxhës, 20 të shoqëruar

30 Tetor 2025 | 18:38

Ky është furgoni në të cilin u gjet një arsenal i madh armësh në Tiranë ndërsa qëndronte i parkuar në zonën e “Myslym Shyrit” dhe ishte kamufluar me mbishkrimin “mirëmbajtja rrugore”.

Burimet bëjnë me dije se arsenali i armëve dyshohet se i përket grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Furgoni është regjistruar si pronë e Eugert Sinës, i cili u arrestua nga uniformat blu, ndërsa 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale u shpallën në kërkim.

Para hetuesve, 34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur armët në furgon, duke mohuar lidhjen e tij me këtë ngjarje.

Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për arsenalin e armësh.

Për disa vite, rezulton se Eugert Sina ka punuar si banakier në lokalin në pronësi të Aurel Hoxhës ndërsa ky i fundit akuzohet nga SPAK si porositës i vrasjes së Klevis Lleshit.

Disa javë më parë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar pasuritë në emër të Aurel Hoxhës që kapin vlerën e 5 milionë euro, dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete dhe 52 llogari bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, shërbimet e policisë gjetën 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të...
11:56 | 09/07/2026

Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë

Një plagosje me thikë është regjistruar në një lagje periferike të Korçës, ku dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e sherrit, njëri...
11:52 | 09/07/2026

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
10:21 | 09/07/2026