Furnizimi i tregut është siguruar, sqaron shoqata e Hidrokarbureve
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve nisur nga rritja e çmimit të energjisë dhe pasojat e luftës Ukrainë-Rusi sqaroi se furnizimi i tregut është i siguruar.
Në fillim të luftës, sipas shoqatës është shkëputur furnizimi me kompani që burimet i kishin nga Rusia, drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.
“Së dyti çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë në depo fizikisht por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum),” thuhej në njoftim.
Në fund të shkrimit sqarohej se çmimet tashmë mund të krahasohen me krizën e viteve 70, por sidoqoftë jemi në një kohë krize që siç mund të ketë edhe më shumë rritje ashtu dhe mund të qetësohet situata.
“Në afat shkurtër 3-4 muaj me shumë siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhojë edhe ato shqiptare do gjejnë rrugë dhe marrëdënie të reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve,” sqaron shoqata.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)