Furnizimi me gaz i BE-së, për herë të parë SHBA ia kalon Rusisë
Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë gaz natyror në Evropë se Rusia. Kështu ka deklaruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Lajmi vjen në një kohë kur Evropa po kërkon rrugë alternative ndaj furnizimit me gaz rus, pasi kompania “Gazprom” ndërpreu ngarkesat përmes gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”, si dhe ato për vendet që nuk respektonin kushtet e Moskës për të paguar në rubla.
Rusia përmbushte më shumë se një të tretën e nevojave për gaz të Bashkimit Evropian deri vitin e kaluar.
“Veprimet e fundit të Rusisë tregojnë se ky është muaji i parë në histori në të cilin BE ka importuar më shumë gaz nga Shtetet e Bashkuara, sesa përmes gazsjellësve rusë”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.
Sipas tij, rënia e furnizimeve ruse bën thirrje për më shumë përpjekje nga BE për të reduktuar kërkesën për gaz dhe që Unioni të përgatitet për një dimër të vështirë.
Pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, BE ra dakord në mars për një ngarkesë shtesë prej 15 miliardë metër kub gaz amerikan me qëllim zëvendësimin e atij rus.
Me një objektiv ambicioz, blloku është përpjekur të zëvendësojë një të tretën e gazit të lëngshëm rus me gaz nga burime të tjera.
Rusia i dërgon rreth 150 miliardë metër kub gaz Evropës përmes gazsjellësve çdo vit dhe 14 miliardë të gaz të lëngshëm në forma të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda