Furnizonte me kokainë shpërndarësit e lëndëve narkotike, në pranga 37-vjeçari në Tiranë (EMRI)

30 Maj 2026 | 09:08

Mbrëmjen e djeshme është vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi u kap në flagrancë nga Policia e Tiranës duke furnizuar me kokainë shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Ksainel Caka, 37 vjeç, të cilit iu sekuestruan 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

“Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026