Fusha e Torovicës në Lezhë “mbytet” në ujë, disa familjeve u kërkohet të braktisin shtëpitë
Reshjet e dendura të shiut të rëna ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të theksuara në Torovicë të Lezhës. Në këtë zonë raportohet se janë më shumë se 2600 hektarë tokë akoma nën ujë.
Si rrjedhojë e kësaj situate, rreth 30 familje në këtë qark janë evakuuar pasi shtëpitë janë përmbytur nga uji, kurese një pjesë e tyre janë çarë nga rrëshqitja e dherave.
Gjatë bisedës me banorët e zonës, gazetari Salianji thotë se ekspertë të Lezhës kanë pasur komunikim me familjet të cilave u është dëmtuar shtëpia për shkak të rrëshqitjes së dherave, ndërsa thotë se i kanë porositur të largohen prej banesave pasi janë të pabanueshme.
“Tre ditë më parë ekspertët të Bashkisë së Lezhës kanë shkuar në këto familje dhe iu kanë thënë të largohen nga shtëpitë për shkak të rrëshqitjes së dherave. Ata janë larguar tek të afërmit pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme”, tha ai.
Euronews Albania komunikoi edhe me kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu mbi situatën, i cili tha se pritet që të vijnë nga Tirana një grup ekspertësh për të verifikuar shpatin ku ka pasur rrëshqitje dherash.
Sipas tij, banorët e evakuuar nuk janë sistemuar nga ana e bashkisë, por janë vendosur privatisht tek të afërmit e tyre.
“Kryetari i bashkisë u shpreh se familjarët janë sistemuar tek të afërmit dhe nuk janë sistemuar nga Bashkia e Lezhës”, tha ai.
Fusha e Torovicës ishte e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore, por vërshimi i ujit thuajse e ka shkatërruar plotësisht mundin e banorëve.
“E gjithë fusha e Torovicës është e përmbytur. Fusha ka qenë e mbjellë me grurë dhe kultura të tjera bujqësore”, shtoi gazetari Salianji.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta