Fushata elektorale online, Ervis Iljazaj: Efekt negativ në demokracinë shqiptare

8 Dhjetor 2020 | 11:51

Në një intervistë për Euronews Albania, Ervis Iljazaj, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës tregoi se pjesa më e madhe e fushatës zgjedhore do të bëhet online dhe mesazhet kryesore do të përcillen në atë mënyrë.

Së pari për shkak të pandemisë, sepse duhen shmangur takimet apo tubimet masive dhe së dyti sepse është koha e tillë.

“Politikanët shkojnë atje ku është masa e qytetarëve, ku është vëmendja dhe vëmendja sot është në rrjetet sociale,” – tha Iljazaj.

Në gjykimin e tij fushata edhe po mos të kushtëzohej nga pandemia do të zhvillohej online.

 Ndërkaq theksoi se prioritet në këtë fushatë ka mazhoranca dhe jo opozita për shkak se opozita përgjithësisht kërkon fushëbetejë dhe ambient të hapur sepse janë pikërisht ato që kërkojnë të frymëzojnë e të japin më shumë mesazhe.

Sa i takon efektit të fushatës online, Iljazaj solli në vëmendje se është një efekt negativ për demokracinë shqiptare.

“Fushata online do të zhdukë rolin e ndërmjetësve apo gazetarëve, të mediave, të atyre që kontrollojnë sepse tashmë do të jetë një kontakt drejtpërdrejtë midis politikanëve dhe qytetarëve.

Fushata do të jetë tërësisht emocionale dhe jo racionale,” – tha Iljazaj teksa theksoi se qytetarët do të jenë më pak atoreflektiv duke u bazuar edhe te fakti që ky lloj komunikimi është një komunikim i shpejtë.

Ndër të tjera pedagogu përmendi se një aspekt pozitiv i fushatës do të jetë ndihma që do i japë partive të vogla në komunikimin me publikun, duke qenë se rrjetet sociale janë i vetmi instrument që këto parti kanë në dorë.

Iljazaj vuri në dukje se kjo është fushata e parë elektorale ku janë përfshirë shumë personazhe publik, pikërisht sepse ata kanë popullaritet në mediat online.  

Në stafin e fushatave elektorale të partive politike do të ketë më shumë figura të medias se politikanë profesionist dhe mbi të gjitha do të ketë ekspert të mediave sociale të cilët do të dijnë të përçojnë mesazhet siç duhet.

Së fundmi Iljazi theksoi se fushata elektorale e këtij viti do të jetë një fushatë e ashpër por që do të përçohet te i gjithë publiku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026