Fushata elektorale, OSBE: Mbështesim deklaratat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

25 Mars 2021 | 17:17

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka mbështetur deklaratat e kryetarit të Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, ku ka kërkuar vetëpërmbajtje në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

“Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje”, apeloi kreu i KSHZ-së, Ilirjan Celibashi.

Sipas OSBE, partitë politike duhet të respektojnë rregullat e veprimtarive politike dhe të mos përdorin burimet publike, për qëllime elektorale.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.  Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, shkruan OSBE.

Dy partitë kryesore politike, PD dhe PS do hapin sot fushatën elektorale të 25 prillit. Partia Demokratike ka zgjedhur sheshin “Nënë Tereza”, kurse Partia Socialiste do bëjë hapjen e fushatës në sheshin “Skënderbej”.

Lexoni gjithashtu: 

PS dhe PD çelin sot fushatën, policia masa për të shmangur incidente mes simpatizantëve 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026