“Fushata, periudhë e artë për krimin”, Manjani: Policia se ka mendjen
Juiristi Ylli Manjani tha në një intervistë për Euronews Albania se fillimi i fushatës nuk ka pasur shenja dhune.
Nga ana tjetër, sipas tij, fushatat elektorale janë periudha të arta për elementët kriminalë, larje hesapesh apo aktivitete të ndryshme kriminale, pikërisht prej zhvendosjes së vëmendjes së policisë.
“Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë të dhunës për shkak të zgjedhjeve. Sigurisht ka dhunë të formave të ndryshme, por jo dhunë kriminale. Ka dhunë sepse i nxjerrin njerëzit me zor në miting, por kjo është dhuna e zakonshme që jemi mësuar. Është ajo dhuna që të shqetësojnë në telefon, të pyesin kë do votosh apo kë s’do votosh, apo që të kërcasin te dera e shtëpisë, por kjo është, për fat të keq, rutina se si ne i bëjmë zgjedhjet,” – u shpreh Manjani.
Juristi tha se deri në këto momente ecuria e fushatës është në ritme të mira dhe nuk ka lidhje me dhunën.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte