Elbasan: Fuste drogë në burg kundrejt pagesës, arrestohet punonjësi i Burgjeve

24 Janar 2026 | 10:05

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi dhe ekzekutoi masën “Arrest në burg” për tre persona, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Në mesin e të arrestuarve është N.K., punonjës i policisë së burgjeve që shërbente në regjimin e brendshëm të IEVP Elbasan, i cili dyshohet se futte lëndë narkotike në burg kundrejt pagesës. Hetimet zbuluan se N.K. shfrytëzonte orët jashtë shërbimit, duke u prezantuar si shitës ambulant në qytet, dhe merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, që më pas i dorëzonte në institucion.

Në aktivitetin e kundraligjshëm ai dyshohet se bashkëpunonte me E.K., e cila e pagonte për futjen e drogës, dhe G.S., i cili shpërndante lëndën narkotike brenda burgut. Pagesat për shërbimet e N.K. varionin nga 100,000 deri në 200,000 lekë të vjetra.

Hetimet e kryera nga Prokuroria, duke përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, konfirmuan implikimin e tre të dyshuarve.

Masat e sigurimit për tre personat nën hetim u ekzekutuan më 22 janar 2026 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026