Futboll për bamirësi, legjendat e Flamurtarit ndeshen me emigrantët e ardhur nga SHBA
Legjendat e Flamurtarit të viteve ‘80-‘90 janë ndeshur në futboll me një përfaqësi shqiptarësh që jetojnë në SHBA.
Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e stadiumit “Flamurtari” kishte si qëllim mbledhjen e një fondi në mbështetje të Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë.
Emrat e mëdhenj të futbollit vlonjat si Vasil Ruçi, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gjondeda, Roland Iladhi, Saimir Haxhiu e të tjera zbritën sërish në stadiumin Flamurtari.
Ish-futbollistët Rrapo Taho, Kreshnik Cipi, Saimir Haxhiu por edhe Prefekti i qarkut Vlorës pjesë e lojës, kanë vlerësuar maksimalisht duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve te tilla ndërsa urojnë që Flamurtarit t’i rikthehet lavdia e dikurshme.
Mes emocionesh Agron Alikaj ish-futbollist i Apolonisë sot në SHBA, por edhe përfaqësues të ekipit nga Çikago kanë treguar se sa të emocionuar ndihen që luajnë përballë emrave të tillë, por edhe që zbresin në fushën e stadiumit Flamurtari.
Në fund nuk ka munguar edhe një ceremoni simbolike ku ish-futbollistët kanë dorëzuar donacionin e mbledhur për Shtëpinë e Foshnjës.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta