Futbolli gjerman në zi, ndërron jetë trajneri Christof Daum

25 Gusht 2024 | 19:56

Trajneri gjerman i futbollit Christoph Daum ka vdekur nga kanceri në mushkëri në moshën 70-vjeçare, konfirmoi të dielën Liga Gjermane e Futbollit (DFL).

“Futbolli gjerman është në zi pas vdekjes së Christoph Daum. Ish-trajneri fitues i Bundesligës ka vdekur në moshën 70-vjeçare nga kanceri afatgjatë”, thuhet në një deklaratë të ligës.

Daum ngriti titullin e Bundesligës në 1992 me Shtutgartin dhe titullin e Ligës Austriake në 2003 me Austria Wien.

Legjenda gjermane fitoi gjithashtu kampionatin e ligës në vitin 1995 me Beshiktashin e Stambollit.

Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2022.

Federata Turke e Futbollit, Galatasaray dhe Beshiktash ofruan ngushëllime nga llogaritë e tyre X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026