Futbollistë të Kosovës marrin pasaportë shqiptare
Futbollistja kosovare Gresa Berisha, e cila jeton mes Prishtinës dhe Shkodrës, prej 3 javësh është shtetase e Shqipërisë.
Ajo është pjesë e ekipit të femrave të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, por përfitimet shkojnë përtej sportit.
“Pasaporta ka të njejtën vlerë si me të Kosovës, është mirë t’i kesh të dyja, veçse me atë shqiptare lëvizet më shumë”, u shpreh Gresa.
Edhe Kombëtarja e Kosovës e kërkonte, por zgjodhi atë shqiptare.
Luana Zajmi, Adrian Bajrami, Flamur Tahiri dhe Lorik Konjuhi të cilët janë futbollistë të kombëtareve të futbollit, morën gjithashtu pasaportë shqiptare.
Prej 2020-s në ligjet shqiptare është futur shtetësia e veçantë. Atë e merr një person që ka kontribut në art, kulturë, arsim, shkencë, sport, interes kombëtar dhe investitorë në ekonomi. Porcedurat mbyllen për 1 muaj.
“Do të vendoset dyshemeja e investimit që duhet të bëjë i huaji për të marrë shtetësinë”, thotë Bledar Skënderi nga Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë.
Po sa të sigurtë janë figurat që futen në këtë kategori?
“Do të përfshihen SHISH dhe agjensi të tjera inteligjente”, u shpreh Skënderi.
Shtetësinë shqiptare për interes kombëtar mund ta marrin personalitete që kanë ndihmuar Shqipërinë në vite.
“Kryeministra apo president, kryesisht kosovarë”, shtoi Skënderi.
Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë që menaxhon të gjithë procesin, do të caktojë së shpejti dhe tarifat për secilin nga kategoritë. Për investitorët shtetësia do të kushtojë më shtrenjtë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës