Futbollisti i njohur pre e grabitësve, i hynë në shtëpi më 31 dhjetor
Edon Zhegrova ishte i radhës futbollist, banesa e të cilit ra pre e grabitësve. Sulmuesi i Lille, që njëkohësisht mban veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës, ishte në shënjestrën e autorëve, ndërsa ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 31 dhjetorit.
Rreth orës 23:50 persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e lojtarit nga dera e përparme, ndërsa kishin kontrolluar thuajse të gjitha ambientet. Alarmi i rënë bëri që të njoftoheshin fqinjët, e më pas policia franceze.
Futbollist, së bashku me familjen e tij, sipas mediave franceze nuk ndodheshin aty, ndërsa ishin larguar për të festuar. Në lidhje me ngjarjen u lajmërua menjëherë policia, e cila më pas kontaktoi futbollistin për ti komunikuar lajmin. Nga kontrollet e ushtruara prej forcave policore, pjesa më e madhe ishin sende personale të futbollistit të marra, kryesisht veshje.
Efektivët e policisë kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë të banesës së lojtarit, po ashtu dhe zonës ku ngjarja ndodhi, por deri më tani nuk ka identifikim të tyre. Menjëherë pas saj një kompani sigurimi mori përsipër gjithë godinën, ndërsa vetë futbollisti u kthye nga jashtë vendit, ku do të vijojë përgatitjet për rinisjen e sezonit futbollistik. 2023 regjistroi disa raste të tilla grabitjesh, ku një prej tyre ishte banesa e Jack Grealish vetëm pak ditë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet