I akuzuar për sulm seksual, futbollisti rrezikon 9 vite burg

21 Dhjetor 2023 | 17:11

Muaji shkurt do të jetë vendimtar për futbollistin Dani Alves, i cili vijon të qëndrojë në paraburgim. Braziliani i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të reje rrezikon deri në 9 vite burg, kjo sipas kërkesës së bërë nga prokuroria e Barcelonës.

Lojtari më i titullaur në historinë e futbollit ka dhënë dëshmi të ndryshme në lidhje me ngjarjen, por në fund ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Sa i përket kërkesës së prokurorisë publike ka kërkuar 10 vite liri të mbikëqyrur dhe 150 mijë euro dëmshpërblim ndaj viktimës. Në dëshminë e dhënë, 30-vjecarja e cila u sulmua seksualisht nga futbollisti ka bërë të ditur se dëshiron një dënim më të lartë ndaj tij, konkretisht 12 vite burg. Seanca përfundimtare do të zhvillohet javën e parë të muajit shkurt, ku dhe do të jepet vendimi ndaj tij.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë është regjistruar në 30 dhjetor të vitit të shkuar në një nga klubet e natës në Barcelonë. Dani Alves u pa teksa bisedonte me një vajzë, të cilën më pas e ka ngacmuar seksualisht. Ka qenë viktima ajo e cila ka denoncuar rastin në polici, ndërsa menjëherë nisën hetimet për rastin, teksa vetë futbollisti vijon të qëndrojë nën arrest prej disa muajsh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026