Gabimet në regjistrimin e diasporës, parregullsi në adresat e banesave

19 Janar 2025 | 17:21

Prej 8 ditësh që ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë në platformën e ngritur nga KQZ, një numër i madh refuzimesh të aplikimeve është vënë re.

Konkretisht nga 34,511 kërkesa të bëra deri në mëngjesin e kësaj të diele, vetëm 13.273 janë miratuar, me 12,335 janë duke u shqyrtuar, ndërsa 8,118 janë refuzuar.

Kjo shifër që përkon me 23.5% të aplikimeve të deritanishme vjen si rrjedhojë e dy problematikave më kryesore që po ndeshet gjatë aplikimit të diasporës për t’u regjistruar.

Së pari është mospërputhja mes adresës së deklaruar dhe adresës në dokumentin e ngarkuar në platformë. Ndërsa një tjetër faktor për këtë shifër të lartë refuzimesh të aplikimeve është edhe mungesa e dokumenteve shqiptare nga emigrantët.

Vlen të theksohet se deri më 4 mars, çdo emigrant që deri më tani nuk i është pranuar procedura e regjistrimit si votues nga jashtë, do mund të aplikojë disa herë deri sa kërkesa t’i pranohet.

Nëse nuk regjistrohen deri më 4 mars, çdo emigrant që do dëshirojë të votojë në zgjedhjet e 11 majit, do mund ta bëjë këtë vetëm, duke ardhur në Shqipëri.

Deri më tani, në këto 8 ditë të para vendet nga ku janë regjistruar më shumë emigrant janë Italia, Greqia, Gjermania dhe SHBA. Ndërsa qarqet me diasporën më të madhe janë Tirana, Fieri, Durrësi Korça dhe Berati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026