Ganimete Musliu nga PDK-ja: Me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohjen reciproke
Zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Kosovë, në datën 14 shkurt shihen si fillimi i fundit të krizës politike për partitë aty, por edhe për qytetarët e Kosovës.
Për fushatën elektorale dhe qëndrimin që do mbajë Partia Demokratike e Kosovës “Balkan Talks” bisedoi me Ganimete Musliu, anëtare e kryesisë së partisë dhe deputete në katër legjistratura në parlament.
“Unë si deputete në katër legjislatura shoh një dritë në fund të tunelit, që 14 shkurti do i jap kthesën dhe drejtimin e duhur Kosovës”,-thotë zonja Musliu.
Partia ku bën pjesë zonja Ganimete në zgjedhjet e tetorit 2019 doli forcë e tretë dhe kjo mund të shihet si ndëshkim nga elektorati, por Ganimete Musliu nuk e mendon kështu.
“Nuk e quaj si votë ndëshkuese, e quaj si vendim i një qytetari demokrat, i cili e ndjen nevojën për ndërrimin e pushteteve”,-shprehet ajo.
Në krye të Partisë Demokratike është Emver Hoxhaj dhe Musliu tregon se nga ndryshon ai në udhëheqjen e partisë në krahasim me paraardhësit Thaçi dhe Veseli.
“PDK-ja në themelet e saj e ka shtresën qytetare të Republikës së Kosovës, të cilët kur janë ngritur në këmbë kanë zgjuar botën për lirinë e Kosovës. Unë nuk shoh një dallim të madh, sepse ka 19 vite që Enver Hoxhaj ka jetuar me partinë Demokratike dhe ka mbështetjen e partisë, pasi mbi supe ka një mision për të sjellë fitoren e Partisë Demokratike”, shton znj. Musliu
Aj tregoi në “Balkan Talks” edhe strategjinë që do të ndjekin nëse vijnë në pushtet për dialogun Kosovë- Serbi.
“Ne do të jemi të fokusuar në të drejtën e popullit tonë dhe në dialog do të shkojmë në të drejtën e mbrojtjes së popullit tonë. Me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohjen reciproke”,- rrëfen zonja Musliu.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4