Gara në Amerikë, Edmond Haxhinasto: Sfidat që e presin SHBA-në pas zgjedhjeve
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto komentoi zhvillimet e fundit mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti aktual Donald Trump ka përballë kandidatin e demokratëve, Joe Biden.
Por, cilat janë efektet dhe përfitimet që mund të prodhojë fitorja e njërit apo tjetrit kandidat për jetën e amerikanëve, për këtë z. Haxhinasto bëri këtë analizë: “Ka shumë parashikime. Sa i takon tregjeve unë i kam parë me vëmendje .Të dyja platformat e të dy kandidatëve nuk i kanë trembur tregjet. Pas zgjedhjeve thuhet se do të ketë një rikuperim të ekonomisë. Trendi është pozitiv dhe tregjet do ta akomodohen pozitivisht. Patjetër, që me mbarimin e zgjedhjeve është se çfarë do të bëjnë ato me platformat që ata i kanë bërë publike. Sfida më e madhe është menaxhimi i pandemisë, pastaj formatimi i Kongresit dhe Senatit. Ka sfida të mëdha edhe përtej SHBA, për Kinën, Korenë e Veriut, megjithëse nuk ka dalë shumë si çështje. Amerikanët kanë pranuar një realitet dhe një përqasje të Trump, një pragmatizëm të tij, dhe në marrëdhëniet me shtetet shikon si është fitimi, por sigurisht kjo ka një faturë që vjen më pas”, tha ai.
Edhe pse politika shqiptare nuk ka folur publikisht për dëshirat mbi fituesin e mundshëm të zgjedhjeve në SHBA, ish-ministri Haxhinasto shtoi se qasja e SHBA-së për Shqipërinë në politikën e jashtme do vijojë të mbetet e palëkundur.
“Unë mendoj se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë të konsoliduara. Ne kemi pasur një konvergjencë për politikën ndërkombëtare për rajonin. Qëndrimi i SHBA ka qenë themelor edhe për pavarësimin e Kosovës”, shtoi ai.
Për z. Haxhinasto sfida më e madhe e presidentit të ri është të krijimi i unitetit mes amerikanëve, pasi aktualisht mungon një qasje e tillë.
“Populli amerikan ka një polarizim të jashtëzakonshëm. Dëshiroj që SHBA të kthehen në rolin e liderishipit në organizatat ndërkombëtare. Ato kanë qenë ruajtës të standardeve. Kjo besoj se do të jetë në interesin e të gjithë shqiptarëve, arritjet e shqiptarëve kanë ardhur si rezultat i SHBA në këto organizata, prandaj dëshira jonë është që zgjedhjet të shkojnë normalisht”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)