Gara për kreun e ri të BKH, mblidhet Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë
Ka nisur zyrtarisht procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë, i ngritur për këtë qëllim, është mbledhur për të shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve.
Komisioni përbëhet nga dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, kryetarja e Apelit të GJKKO-së Saida Dollani, si dhe dy agjentë të BKH-së. Shtatë kandidatët në garë kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, duke dhënë miratimin për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si për veten ashtu edhe për familjarët e tyre.
Secilit prej kandidatëve do t’i caktohet një relator përmes shortit, i cili do të kryejë verifikimet e nevojshme. Ndërkohë, më 1 shtator, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të konstatojë përfundimin e mandatit 5-vjeçar të Aida Hajnajt, e cila ka drejtuar BKH që nga themelimi.
Deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, Byroja Kombëtare e Hetimit do të drejtohet nga zv.drejtori Joni Keta, i cili është gjithashtu një nga kandidatët në garë për këtë post.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllet testi i së vërtetës për drejtuesin e BKH
- Gara për drejtimin e BKH, kandidatët në provë me testin me shkrim dhe atë logjik
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti