Garda “përzë” FNSH – Fotoreporteri kap momentin “pikant” nga protesta te Parlamenti
Fotoreporteri Armando Babani ka kapur një moment pikant nga protesta e PD tek Parlamenti të enjten.
Në foton e bërë virale dallohet një oficer i Gardës, që është një nga komandantët e trupës që ka për detyrë mbarëvajtjen në parlament duke larguar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat shkuan për të penguar deputetët e Partisë Demokratike të futen në Parlament.
Në një intervistë për gazetaren Greta Topjana në Euronews Albania fotoreporteri tha se është detyra e gazetarit të krijojë një debat dhe përmes tij gjërat edhe mund të zgjidhen.
Ai tregoi se gjatë përplasjes u shkrepën shumë foto dhe mes tyre është ajo që përbën lajmin e ditës.
“Fotoja e vitit dhe gardisti në foto personazhi i vitit”, shkruan gazetari Roland Qafoku ne nje postim ne rrjetin social Facebook
“Kjo foto është scoop-i i vitit. Fotoreporteri i njohur Armando Babani ka bërë punën e dhjetra gazetarëve duke i mjaftura vetëm një shkrepje. Aty dallohet oficeri i Gardës Çelnik Hasa që është një nga komandantët e trupës që ka për detyrë mbarëvajtjen në parlament duke larguar forcat e Ndëhryjes së Shpejtë të cilat shkuan d për të penguar deputetët e Partisë Demokratike të futen në sallën e seancave. Oficeri është personazhi i vitit dhe shkrepja e Babanit, fotoja e vitit”, vijon më tej gazetari.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit