Garda Revolucionare Islamike e Iranit paralajmëron shtetet fqinje: Do të trajtohen si armiqësore nëse…

28 Janar 2026 | 08:26

Një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka paralajmëruar se vendet fqinje do të konsiderohen “armiqësore” nëse territori i tyre përdoret për sulme kundër Iranit.

“Vendet fqinje janë miqtë tanë, por nëse toka, hapësira ajrore apo ujërat e tyre përdoren kundër Iranit, ato do të konsiderohen armiqësore”, citohet të ketë thënë Mohammad Akbarzadeh, zëvendësshef politik i forcave detare të Gardës Revolucionare Islamike, nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e shpalljes së Gardës Revolucionare Islamike si “organizatë terroriste”, çka ka rikthyer vëmendjen mbi rolin dhe funksionin e këtij institucioni kyç në Iran.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit është një degë e forcave të armatosura iraniane, e krijuar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979. Ajo vepron paralelisht me ushtrinë e rregullt, i raporton drejtpërdrejt Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe luan një rol qendror në mbrojtjen e regjimit, operacionet e jashtme dhe ndikimin rajonal të Teheranit.

Me rreth 190 mijë trupa aktive, dhe mbi 600 mijë përfshirë rezervistët, Garda Revolucionare mbikëqyr programet iraniane të raketave balistike dhe bërthamore, si edhe mbështet grupe aleate në mbarë Lindjen e Mesme.

Në vitin 2019, ajo u shpall “organizatë terroriste e huaj” nga Shtetet e Bashkuara, duke shënuar herën e parë që Uashingtoni aplikoi këtë klasifikim ndaj një pjese të aparatit shtetëror të një vendi tjetër.

Përtej rolit ushtarak, Garda Revolucionare Islamike është thellësisht e përfshirë edhe në jetën politike dhe ekonomike të Iranit, duke ushtruar ndikim të konsiderueshëm në sektorë strategjikë të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Irani do të japë një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme ndaj çdo kërcënimi kundër popullit ose udhëheqjes së tij, tha Ministri i Jashtëm iranian...
13:39 | 01/07/2026

Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë

Autoritetet izraelite aktivizuan protokollet e sigurisë pasi një pilot i linjës ajrore bullgare Electra Airways, që po kryente një fluturim nga Varshava drejt Tel Avivit,...
13:36 | 01/07/2026

Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm

Përpara Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë, Presidenti Aleksandër Lukashenko ka falur 32 të dënuar, përfshirë 28 individë që vuajnë dënime për vepra ekstremiste. Falja përfshinin...
13:18 | 01/07/2026