Garë e fortë për kandidatët në Tiranë, socialistët që kryesojnë listën e PS
Në qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale për zgjedhjet parlamentare, ndërsa deri më tani janë numëruar 311 nga gjithsej 1,282 qendra votimi. Sipas rezultateve të dala nga numërimi për votat e koalicioneve dhe partive
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 19 mandate, duke u renditur e para në qark. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 13 mandate.
Nga partitë e tjera, rezultati aktual paraqitet si më poshtë:
- Partia Mundësia – 2 mandate
- Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
- Lëvizja Bashkë – 1 mandat
- Partia Socialdemokrate – 1 mandat
PS ka fituar 12 mandate nga lista e mbyllur dhe 7 mandate të tjera përmes sistemit të listave të hapura, ku qytetarët votojnë drejtpërdrejt për kandidatët. Deri tani, këta janë 7 kandidatët e PS-së që kanë marrë më shumë vota preferenciale dhe që mund të jenë deputetët e ardhshëm në kuvend.
Blendi Gonxhja kryeson listën me 8,085 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 4,317 vota dhe Fatmir Xhafaj me 3,803 vota. Pas tyre renditen Erion Braçe me 3,753 vota, Ornaldo Rakipi me 2,807, Antonela Dedej me 1,976 dhe Anila Denaj me 1,403 vota.
Kandidatët e tjerë dhe votat e marra janë si më poshtë: Klotilda Bushka me 1,143 vota, Etilda Gjonaj 1,130, Xhemal Qefalia 1,051, Julinda Dhame 1,047, Olta Xhaçka 1,035, Mimi Kodheli 1,015, Pandeli Majko 1,003, Blerina Gjylameti 947, Kejsi Elezi 932, Florian Pullazi 881, Ylli Shehu 645, Ermonela Felaj (Valikaj) 619, Toni Gogu 568, Endrit Braimllari 518, Plarent Ndreca 515, Halit Valteri 471, Entela Ramosaçaj 414, Arben Pëllumbi 388, Roy Bashaj 368, Blendi Sulaj 360, Andi Seferi 348, Persida Shkrepa 347, Etjen Xhafaj 269, Edlira Dyrmishaj 258, Sofika Lleshi 239, Glindxhet Madhi 239, Eldian Çepeli 237, Silda Çepe 200, Mirgit Vataj 177 dhe Halil Koloshi me 72 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës