Përfundon numërimi i votave në Kukës, si bëhet ndarja e mandateve
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, ku Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dalë forcë e parë me një fitore të theksuar. Sipas rezultateve përfundimtare, PD-ASHM ka siguruar 18,934 vota, që përbëjnë 52.95% të totalit të votave të vlefshme në këtë qark, duke marrë kështu dy nga tre mandatet e disponueshme.
Në vend të dytë renditet Partia Socialiste me 10,970 vota, që përbëjnë 30.68% të votave. PS arrin të marrë vetëm një mandat në këtë qark, duke konfirmuar një prani të qëndrueshme, por pa mundur të rivalizojë me fitoren e opozitës.
Megjithëse Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur një rezultat mjaft të mirë në Kukës, me 5,061 vota ose 14.15% të totalit, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar një mandat. Sistemi zgjedhor dhe shpërndarja rajonale e mandateve penalizojnë partitë më të vogla edhe kur ato kalojnë pragun kombëtar, veçanërisht në qarqe të vegjël me pak mandate.
Partitë e tjera kanë marrë një rezultat simbolik, ku asnjëra prej tyre nuk arrin të kalojë 1% të votave. Ndër to, Lëvizja Bashkë ka marrë 109 vota (0.30%), Partia Mundësia 241 vota (0.67%) dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 227 vota (0.63%).

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë