Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës fiton Prizrenin

14 Nëntor 2021 | 21:05

Sipas rezultateve preliminare, me 100 për qind të votave të numëruara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar në komunën e Prizrenit me kandidatin Shaqir Totaj.

Ai kryeson me 51.01% të votave përballë Mytaher Haskukajt të të Lëvizjes Vetëvendosje i mori 48,99% të votave.

Gara mes këtyre dy kandidatëve ishte shumë e ngushtë.

Në Kosovë më 14 nëntor u mbajt raundi i balotazhit, ku qytetarët votuan për krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale.

Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kishin 1,260,571 qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje garoi në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate, Lista Serbe dhe GI SNS në nga një komunë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026