Goro përballë Belerit për Himarën, turizmi në fokus të premtimeve elektorale
3 mandate duket se nuk i kanë mjaftuar Jorgo Goros për ta transformuar Himarën sipas vizionit të tij. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shpjegon arsyet që e çuan drejt këtij rikandidimi
“Është për mua një sfidë për mbarimin e punëve të filluara, është një sfidë për të bërë Himarën e vitit 2030, së bashku me qeverinë shqiptare, për të bërë Shqipërinë e vitit 2030”,-tha Jorgo Goro, Kandidat i PS për Bashkinë Himarë
Përballë tij, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Fredi Beleri.
“Himara dhe fshatrat e saj janë një vend i beguar me njërëz punëtorë dhe me karakter. për t’ju shërbyer njerëzve dhe krahinës sime vendosa të jem kandidat për këto zgjedhje”,-tha Fredi Beleri, Kandidat i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë
Ky mandat, sipas Goros i duhet që të vijojë me investimet e lëna në mes, për ta kthyer Himarën në një qytet policentrik.
“Ne do vazhdojmë përpara nuk do ndryshoj më gjërat se gjërat kanë marrë drejtimin e duhur në këto vite. Ajo që ne do bëjmë është se do ndërtojmë disa kanale të reja komunikimi dhe pika të ndryshme të turizmit”,-tha Jorgo Goro, Kandidat i PS për Bashkinë Himarë
Ndërsa Beleri u kërkon besimin qytetarëve, për ta çliruar sipas tij bashkinë nga një grusht njerëzish dhe për ta kthyer në shërbim të të gjithëve.
“Kryetari ndejti 12 vjet, e ka braktisur Himarën, ka punuar vetëm për v eten dhe miqtë e tij”,-tha Fredi Beleri, Kandidat i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë
Infrastruktura rrugore dhe furnizimi me ujë, janë prioritetet e kandidatit socialist nëse do të drejtojë edhe për një mandat tjetër qytetin bregdetar.
Ndërsa për Belerin, diversifikimi i formave të urizmit dhe një sezon gjithëvjetor do të jenë prioritet nëse do ta drejtojë bashkinë.
Kandidatin përballë, socialisti Goro nuk e llogarit, dhe ka besim se qytetarët e kanë vendosur që tani se çfarë do të ndodhë në 14 maj.
Ndërsa për Belerin, premtimet e pa mbajtura, dhe konsumimi nga vitet e gjata në pushtet, janë arsyet pse kundërshtari i tij do të humbasë.
Por atë që kundërshtari i tij e sheh si disavandazh, Goro e cilëson si përparësi, dhe si një nga arsyet pse duhet të votëbesohet për një mandat të ri.
Ndërsa për kundërshtarin e Goros, dashuria për vendin është ajo që do ta çojë përpara qytetin në 4 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme