“Garry Kasparov në Berat”/ Prezantohet libri në shqip, i kampionit botëror të shahut

17 Mars 2024 | 20:34

“Jeta si një lojë shahu”, libri i të madhit mjeshtër Gary Kasparov, i përkthyer në shqip nga Eduard Shalsi, prezantohet për publikun dhe lexuesit e qytetit të Beratit

Kryevepra e Garry Kasparov “Jeta si një lojë shahu” vjen në shqip nga Eduart Shalsi, I cili e ka prezantuar përkthimin e tij mbremjen e së shtunës tek lexuesit e Beratit.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar pranë Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, ishin shumë qytetar dhe drejtues vendor të qytetit.

Libri i shahistit më të madh të të gjithë kohërave, Garry Kasparov-it, mbart filozofinë e jetës së përditshme në çdo dimension të saj: mes dilemave, problemet, dështimet, por dhe përpjekjet, fitoret dhe kënaqësitë e saj. Ka qenë pikërisht analogjia e shahut me jetën, ajo që sipas Eduart Shalsit, e ka shtyrë të përkthejë kryeveprën e të Madh Kasparov.

Gjatë diskutimeve rreth librit me të pranishmit, Shalsi thekson se filozofia e këtij libri është unike.

“Taktika e përdorur në një aspect mund te jetë e përshtatshme për shahun por mund të mos jetë e përshtatshme për jetën. Dhe gjëja interesante ishte që Geri dështojë në politik dhe vetë ai e pranon që ju kundërvu fuqishëm Putinit, e besonte e parashikonte në intervistat e 10 viteve më parë ai ka dhënë ekzaktwsisht  se drejt ku po shkonte Putini, Ajo çka po ndodh tani ai me një saktësi të frikshme ai e ka parashikuar qe në 2012,2013,2014 dhe e ka shprehur ndërkohë që bota nuk po e dëgjonte, liderët botëror  nuk e besonin që mund të shkonte aq larg por ai ishte fitues në shah në stilin e tij agresiv, ndërkohe po të njëjtin stil agresiv përdori dhe në politik çka nuk e beri atë fitues”- u shpreh Eduart  Shalsi.

Mjeshtër i madh në disiplinën e shahut prej gati 20 vitesh, Gary Kasparov u bë kampion bote vetëm në moshën 22 vjeçare. Ai arriti të mposhte kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.

Pas tërheqjes së tij në vitin 2005, Kasparov ju dedikua shkrimit, politikës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Përkthimi i këtij libri është sfida e parë jashtë politikës e Shalsit dhe e para e tij në sferën e përkthimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026