Gati 900 raste të reja me COVID-19, 3 viktima në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 895 raste të reja me COVID-19 nga 5900 testime të kryera.
Numri më i lartë vërehet në Tiranë (275 raste) ndjekur nga Shkodra (74), Durrësi (60) dhe Kavaja (37).
Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë ditës së fundit ka pasur tre persona të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 2 508.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen pasi vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë fatalitetet.
Statistika (03 Shtator 2021)
Testime totale 1,065,642
Raste pozitive 149,117
Raste të shëruara 135,321
Raste Aktive 11,288
Humbje jete 2,508
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4171
Shkodër 1915
Vlorë 880
Durrës 902
Fier 778
Lezhë 688
Elbasan 596
Berat 412
Gjirokastër 281
Korçë 270
Kukës 226
Dibër 169
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta