Gati filmi për Princin Andrew, intervista që e “fundosi” për lidhjet me Epstein

5 Shkurt 2024 | 15:07

Janë publikuar fotot e para zyrtare nga filmi i ardhshëm i bazuar ne intervistën famëkeqe të Newsnight me Princin Andrew.

Netflix ka publikuar fotot e para nga ai që premton të jetë një nga filmat më të përfolur të platformës.

Filmi i ardhshëm do të thellohet në intervistën famëkeqe të BBC-së të vitit 2019 midis gazetares Emily Maitlis dhe Princit Andreë, për lidhjet e turpshme te familjes mbretërore me Jeffrey Epstein, një intervistë që solli rrënimin e Princit.

Gjatë ballafaqimit famëkeq, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth II, foli sinqerisht për miqësinë e tij me të denuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein dhe lidhjet e tij me Ghislaine Maxwell, që tani po vuan dënimin në burg për ndihmën që i dha Epstein.

Përmbledhja e filmit tregon “rrugëtimin e grave që depërtuan nëpër ndërtesën e Pallatit Buckingham për të siguruar intervistën e dekadës”

Scoop është shkruar nga Peter Moffat, me regji nga veterani i “The Crown”, Philip Martin, dhe është i pari qe do te publikohet nga dy filmat bazuar ne intervistën e vitit 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026