“Gati për Botën serbe”! Diplomati zbulon aleatët e afërt të Vuçiç

19 Dhjetor 2023 | 13:51

Diplomati Blerim Canaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç ka mbështetjen e Rusisë dhe Hungarisë.

Canaj u shpreh se fakti që asnjë lider europian përveç Orban të Hungarisë nuk e ka uruar Vuçiç për zgjedhjet e së dielës, lidhet me skepticizmin rreth mënyrës se si u zhvilluan këto zgjedhje.

“Periudha e gjatë në pushtet i ka mundësuar Vuçiçit të krijojë shumë kontakte nëpër botë, që shpesh kalojnë në miqësi personale, por ku shihet si ende nuk me ka uruar ende Vuçiç është për shkak të këtij skepticizmi. Vuçiç ka pasur edhe përkrahjen e Moskës dhe të Pekinit se e kemi parë shumë herë në vizita atje. Vuçiç ishte edhe i vetmi lider që nuk i vendosi sanksione Moskës edhe për shkak të interesave të gazit, në të njëjtën mënyrë si me Hungarinë, ndaj edhe është krijuar ky trekëndëshi Serbi-Hungari-Rusi”, tha Canaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026