Gazetari parlajmëron ndryshime në qeveri: Do të largohen 5 ministra

25 Maj 2023 | 11:04

Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën politike në vend, pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Lita vlerësoi rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, si një person që ka mbështetës në radhët e strukturave të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai parlajmëroi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gazetari u shpreh se me ardhjen e ambasadoirit të ri amerikan pas dy muajsh, pritet të rifreskohet dhe qeveria me ndryshimin e 5 ministrave.

Sipas tij do të ndryshohen ata ministra për të cilët kryeministri Rama nuk është i kënaqur me ritmin e punëve. Mes ministrave në fjalë gazetari përmendi ministren e Financave dhe ministrin e Brendshmë.

“Me ambasadorin e ri që do të vijë pas dy muasjh në Tiranë mund të kemi dhe zhvillime të reja në raport me pozicionin e qeverisë.

Edhe vetë qeveria po përgatitet për ndryshime. Po flitet se janë 5 ministra që do të largohen. E kuptojnë që administrata është shkrehur dhe pritet një impuls i ri që të çojë punën përpara dhe këto dy vite. Edhe vetë Edi Rama është i pakëmaqur me performancën e disa ministrave, duke filluar nga Ministria e Financave, tek ajo e Brendshme dhe disa ministri të tjera. Për të këto ministri janë bërë të lodhshme dhe nuk e kanë kapur ritmin e kërkuar prej tij”, tha Lita.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026