Gazeta e njohur ruse mbyllet për shkak të presioneve
Një tjetër media e rëndësishme ruse, “Novaya Gazeta”, ndërpret aktivitetin e saj gjatë luftës në Ukrainë.
Publikimi i gazetës në faqen e internetit, në rrjetet sociale dhe në letër është pezulluar deri sa të mbarojë lufta.
Redaksia bëri të ditur përmes një deklarate se vendimi ishte marrë pas dy paralajmërimeve nga enti rregullator i mediave, për shkelje të procedurës mbi etiketimin e organizatave të shpallura “agjentë të huaj”. Në bazë të ligjit, kjo mjafton që të hiqet licenca.
Më herët gjatë muajit, “Novaya Gazeta” pezulloi shërbimin informativ për shkak të futjes në fuqi të përgjegjësisë penale për informacione të rreme mbi operacionet ushtarake.
Enti rus shpalli të rrem çdo informacion mbi luftën që nuk vjen nga burimet zyrtare të informacionit. Autoritetet kërkojnë që pushtimi rus i Ukrainës të quhet “operacion special” dhe në bazë të ligjit të ri, gazetarët rrezikojnë deri në 15 vjet burg nëse e shkelin.
Në të njëjtën mënyrë media të shumta kanë pezulluar aktivitetet në Rusi, përfshirë këtu televizionin “Rain” dhe portalin “Znak.com”. Ndërsa redaksi të tjera janë zhvendosur në vende të tjera.
Edhe stacioni radiofonik “Ekho Moskvy” u mbyll pas akuzave për përhapje të informacioneve të rreme mbi luftën.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s