Gazetarët e Euronews Albania përcjellin të rejat më të fundit nga votimet në Kosovë

14 Shkurt 2021 | 11:25

Gazetari i Euronews Albania, Franko Egro raportoi drejtpërdrejtë nga Prishtina e cila është në kushte shumë të vështira atmosferike, gjë që ka ndikuar dhe te ulja e ritmit të votuesve.

Në Kosovë, siç tregoi Egro, janë 888 qendra votimi me 2.382 vendvotime të hapura.

Pritet që bora të pushojë dhe në ato momente të fillojë të rritet lëvizja sepse pavarësisht sondazheve që kanë treguar se këtë vit numri i votuesve do të jetë më i larti, për shkak të reshjeve intensive të borës, kjo gjë nuk po ndodh.

Gazetari u shpreh se deri në këto momente nuk ka ndodhur asnjë incident por çfarë është nënvizuar nga mediat në Kosovë si shqetësuese ka qenë votimi i kryetarit të Listës Serbe.

Goran Rakiç ka votuar bashkë me një grup mbështetësish ndërkohë që kjo nuk është e lejuar dhe mbi të gjitha protokolli anti-COVID nuk e mundëson diçka të tillë.

Ndërkohë korrespondenti Jeton Musliu raportoi nga Mitrovica e Jugut ku pritet të votojnë 74.000 qytetarë, ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë 17.544 votues.

Ai tha se janë 28 qendra votimi me 50 vendvotime në Jug, por për shkak të kushteve të motit dalja e qytetarëve për të votuar nuk është e madhe.

Musliu tregoi se Policia ka bërë gjithë përgatitjet e duhura për të shmangur incidentet dhe pavarësisht të dielës si ditë pushimi edhe organet e tjera të drejtësisë janë në krye të detyrës.

“88 prokurorë dhe 30 gjyqtar gjenden në zyrat e tyre,” – u shpreh korrespondenti i Euronews Albania.

Në raportimin e radhës nga Mitrovica e Veriut, ku janë 7 qendra votimi me 20 vendvotime, Musliu tha se vihet re një dyndje e pakicës serbe për të votuar dhe mosrespektimi i rregullave anti-COVID.

Nga salla e lojërave “1 Tetori”, qendra më e madhe e votimit në Prishtinë, gazetari Renaldo Salianji tha se aty janë vendosur pesë vendvotime.

Sipas tij nuk ka pasur asnjë problematikë dhe qytetarët kanë respektuar si radhën ashtu dhe protokollet anti-COVID.

Gazetari tha gjithashtu se jashtë sallës gjenden grupe speciale të cilët janë bërë gati për të shkuar në banesat e personave të prekur nga COVID-19, për të marrë votat e tyre.

“Në secilën nga pikat e votimit ka 10-15 vëzhgues,” – tha Salianji teksa shtoi se ka pasur një numër të lartë të vëzhguesve të huaj, përveç vëzhguesve të akredituar të partive politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026