Gazetari amerikan deklaroi se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, reagon PD

8 Maj 2025 | 13:21

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me deklaratën e gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili pretendon se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se është shpallur “non grata” nga administrata e presidentit Joe Biden.

Në deklaratën e publikuar nga selia blu, PD vlerëson qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thekson se “e drejta është vonuar, por është vënë në vend falë administratës së presidentit Trump”.

Në reagimin e saj, PD thekson se nuk bëhet fjalë për një betejë personale të Sali Berishës për të udhëtuar në SHBA, por për një përpjekje më të gjerë politike për garantimin e një opozite të lirë dhe të pavarur.

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.

E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.

Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Departamentin e Shtetit për qëndrimin e drejtë dhe parimor!

Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më parë: “Liria funksionon”.

Ajo funksionoi edhe sot.”- thuhet në deklaratën e PD.

Kujtojmë se gazetari Caputo nënvizoi në platformën X se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka konfirmuar se Berishës nuk i ndalohet domosdoshmërisht hyrja në SHBA, edhe pse mbetet “non grata”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026